Do të luhet sot në orën 19:00 sfida mes Kukësit dhe Karabakut. Siç e kërkon tradita, delegacionet e të dyja ekipeve dhe delegati i UEFA-s drekuan së bashku në një nga restorantet tradicionale të Shkodrës.

Duke përfituar nga kjo drekë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici iu dhuroi nga një çifteli që është instrumetn karakteristik i folklorit të Kukësit, si dhe iu vendosi delegatëve të pranishëm në këtë takim, nga një qeleshe. Atmosferë tepër miqësore në prag të ndeshjes e cila do të luhet në “Loro Boriçi”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/cifteli-dhe-qeleshe-gjici-surprizon-delegacionin-e-karabakut-dhe-zyrtarin-e-uefa-s/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb