SHBA

Duhej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre por fatkeqësisht u kthye ditën më tragjike. Po flasim për një çift amerikan, Kathryn Schurtz dhe Joseph Kearney, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën kur duhej të martoheshin.

Jeta e tyre u ndërpre në mes nga një aksident fatal në rrugë që iu mori jetën. Ndërkohë që Kathryn dhe Joseph po shkonin drejt altarit për t’u martuar, një kamion i del përpara dhe i përplas. Makina e tyre pas përplasjes shpërthen në flakë.

Në këtë aksident u përfshinë dhe katër mjete të tjera, ku mbetën të plagosur tre persona. Ndihma e shpejtë për çiftin ishte e kotë pasi ata gjetën menjëherë vdekjen.

“Jetët tona ndryshuan tragjikisht të mërkurën e kaluar. Nipi jonë Joseph dhe e fejuara e tij humbën jetën tragjikisht ditën, kur duhej të martoheshin. Ata ishin dritë dhe u shuan shumë shpejt”- ka shkruar në postimin e saj në Facebook tezja e Joseph.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb