Çifti i njohur i artit shqiptar, Roza dhe Dhimitër Anagnosti, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Pirro Mani.

Të kontaktuar nga gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Fatmira Nikolli, çifti Anagnosti e kanë cilësuar trishtim të madh ikjen e aktorit dhe regjisorit të njohur, ndërsa janë shprehur se Mani i dha vlera të pazëvendësueshme artit dhe identitetit kombëtar.

“U trishtuam shume per nje tjeter humbje te madhe te artit shqiptar. Kam pasur privilegjin te punoj me artistin e madh Piro Mani qe i dha vlera te pazevendesueshme artit dhe identitetit kombetar me veprat e tij unike qe kane dhene emocione pa fund. Entuziazmi i tij gjate punes na frymezonte e na nxiste per krijuar personazhe karakteriale me nivel te larte artistik. Kete e perceptonte qarte publiku ne sallen e TEATRIT KOMBETAR dhe teatrove te tjera ne Shqiperi, qe kane vleresuar punen e tij me duartrokitje dhe emocione te forta. Na ka munguar ne gjithe keto vite arti i tij. Jane te rralle regjisore te tille si Piro Mani. Respekt e mirenjohje pa fund per kete artist te madh qe na la. Ngushellime familjes. Pushofte ne paqe! Roza dhe miku i tij Dhimiter Anagnosti”, janë shprehur ata, raporton “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb