Çifti çek që u vra pabesisht mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal të Dukagjinit, ishin adhuruesit ndoshta më të mëdhenj të natyrës shqiptare e sidomos asaj të veriut. Michael Svatoš dhe Anna Kosinova ishin në një tur në të gjithë veriun e Shqipërisë dhe profilet e tyre të Facebook, janë të mbushura me foto nga kjo zonë dhe alpet shqiptare. Një prej fotove të postuara vetëm tre ditë më parë ishte dhe flamuri shqiptar, ndërsa nuk mungojnë foto në Velipojë, në Vermosh dhe zona të tjera turistike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: