TIRANE

Megjithëse e mbajtën sekret lidhjen e tyre, Eroas Grezda dhe Oriola Marashi tashmë nuk po fshihen më para syrit të publikut. Futbollisti dhe modelja e njohur ngacmojnë haptaz njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë e përbashkëta të tyre.

Së fundmi, ka qenë Erosi ai i cili ka publikuar një imazh të tyre, ku shihen në një moment mjaft intim me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar në ashensor, ku Grezda shfaqet duke i dhënë një puthje të zjarrtë të dashurës së tij.

Këtë fotografi, futbollisti i njohur e ka vendosur madje edhe si fotografi të profilit në rrjetin social Instagram. Çifti i njohur janë kthyer në dy personazhe mjaft të përfolur muajve të fundit në media, që kur lidhja e tyre filloi të bëhet edhe më shumë publike.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb