Premiera që do të vendoset në skenën e Teatrit Kombëtar është nga regjisorja Inis Gjoni. “Çifti i çuditshëm” titullohet shfaqja që sjell aktorë interesantë në përbërje të saj. Në një intervistë për emisionin “Chic” në News24 të gazetares Fjodora Fjora në hollin e Teatrit Kombëtar, Gjoni tha se pavarësisht se nuk duket, për të dhe aktorët është një punë shumë e lodhshme dhe strapacuese por nga ana tjetër edhe një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Regjisorja ka treguar se shfaqja është një ngjarje aktuale, me temë shumë të fortë dhe një komedi për zbavitjen e publikut, shkruan BalkanWeb. 

“Është një kast që unë e adhuroj për frymën e mirë që ata kanë gjatë provave. Sigurisht ka edhe  momente të vështira, pasi janë pjesë e punës, por nis prova e mbaron prova, jemi të kënaqur të gjithë.

Është një komedi nga më të famshmet armerikane, të 50 viteve të fundit, që do sjellë në këtë vjeshtë një kënaqësi të vërtetë për publikun. Është një vepër përveçse komerciale edhe një fenomen kulturor. Ka problematika shumë interesante, unë në përzgjedhjet e mia nuk gjëmoj asnjëherë komedinë por kur është e bukur është, dhe e marr. Në këtë vepër trajtohet një temë interesante, sociale, vjen shumë afër publikut dhe ka se çfarë t’i thotë. Nuk jam kundër veprave që nuk i përkasin kohës tonë, por njerëzit duan diçka që lidhet me realitetin aktual. Do jetë një vepër aktuale për aq kohë sa të ketë njerëzim në tokë. Është temë e fortë dhe ka një komedi për publikun,” tha Inis Gjoni.

Regjisorja Gjoni gjithashtu tregon se kur është shumë strikte dhe tregohet e rreptë me aktorët.

“Ky ka qenë një nga problemet më të mëdha, dhe ankesat që ato kanë pasur herë pas here sepse ku ka vend për të improvizuar diçka, sigurisht e parë nga regjisorja gjatë procesit të provave, nëse i qëndron e kemi toleruar por në përgjithësi kanë qenë gjëra të vogla, kur ka qenë ndonjë fjalë ose batutë, sigurisht aktorët nuk e parapëlqejnë këtë gjë, përpiqen të shtojnë gjëra të tjera, por ne kemi bërë një pakt se unë jam shumë e rreptë në këtë drejtim, dhe në një kohë që unë sfilitem për të bërë teatër, u kam thënë meqë unë sakfrifikoj kaq shumë për të bërë një punë, të qëndrojmë brenda kornizave të teatrit, pa kaluar në banalitet. E marr shumë seriozisht punën. E dashuroj shumë,” tha ajo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: