Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Çifti i famshëm i telenovelave, pas tre vitesh priten të bëhen prindër të një fëmije tjetër. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat turke, sipas të cilave Evcen është shtatëzanë. Ndonëse vetë aktorët e njohur nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare, media vendase “Gazete Magazin” raporton se Fahriye është në tremujorin e parë të pritjes së ëmbël.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ju kujtojmë që Burak Özçivit është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Aktori është ndër të preferuarit në vendin tonë me rolet si Kemal në “Dashuri e pafund” apo aktualisht si Osman, në serialin e ndjekur me të njejtin emër. Çifti turk janë njohur me njëri tjetrin në xhirimet e serialit “Çalikuşu” ku dyshja ishin protagonist.

Gjatë kësaj periudhe Burak dhe Fahriye u dashuruan me njëri tjetrin dhe në vitin 2017 u martuan. Dy vite më vonë, ato janë bërë prindër për herë të parë të një djali, i cili quhet Karan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb