Brad Pitti ka paditur ish-bashkëshorten Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin franceze që e patën blerë bashkë, raporton BBC.

Çifti e blenë vreshtin në Chateau Miraval më 2008 dhe u martuan gjashtë vjet më vonë aty.

Pitt ka thënë se ai dhe ish-bashkëshortja e tij u pajtuan që të mos i shisnin aksionet për të pa lejen e njëri-tjetrit.

Por, Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi të pijeve alkoolike, oligark rus, thuhet në padi. Jolie nuk ka komentuar.

Avokatët e tij thanë se shtëpia dhe vreshta atje janë “bërë pasioni i Pittit” dhe nën administrimin e tij është bërë zonë disa milionë dollarëshe.
Pitt ka thënë se Jolie e ka shitur pa dijeninë e tij për një prodhues të kontrolluar nga biznesmeni rus Yuri Shefler.
Prona është blerë nga çifti për rreth 25 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb