Një çift lejlekësh,  prej 5 vitesh janë kthyer në banorë të përhershëm të qytetit të Fierit.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lartë  në afërsi të vëndit të quajtur  “Vija e ngjalës” . Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimisht  , 20 vite më parë, ishin vizitorë  sezonalë,  ndërsa  vitet e fundit qëndrojnë në zonë përgjatë gjithë vitit.

Ata pohuan gjithashtu se çifti i lejlekëve përvecse  janë banorë të përhershëm , cdo vit  trashëgojnë  2 apo 3 lejlekë të vegjël  , të cilët shtegtojnë , ndërsa çifti i lejlekëve qëndron në fole. Ngrihen ne fluturim kërkoinë ushqim  e kthehen sërish në fole tregojnë banorët teksa nuk fshehin kënaqësinë që  foleja ndodhet pranë banesave të tyre.

Lejlek2
Lejlek2

Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer në “ shpëtimtarë” të tyre, por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara shpendët mund të hasin me rrymën elektrike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: