TIRANE – Klea Huta dhe Elgit Doda sot festojnë 2 vjetorin e lidhjes. Që prej momentit që lidhja e tyre u bë publike ata janë kthyer në një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të show bizz-it shqiptar.

Këngëtari sot ka postuar një foto shumë të veçantë se bashku me Klean krah, së cilës shkuan thjesht një numër 2. Kuptohet që dyshi tregon vitet e lidhjes së tyre. Ata duken shumë të qeshur dhe të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Klea dhe Elgiti për muaj me radhë e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre edhe pse shpesh janë kalur mat së bashku. Por tashmë cdo gjë është bërë publike dhe ata postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet sociale.

Gjithashtu Klea dhe Elgiti i kanë bërë njëri-tjetrit dedikime të përjetshme në trup, me anë të tatuazheve që mbajnë në duart e tyre.

Doda
Doda

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb