Ish-deputetja e Partisë Demokratikja, Orjola Pampuri ka takuar sot nga afër një çift pensionistësh në kryeqytet, të cilët rrëfyen vështirësitë që kaluar nga koronavirusi dhe barrën financiare.

Qazim Noka, tregoi se ka marr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, dhe jetesën e siguron vetëm me pensionin e vet dhe të bashkëshortes, që merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Gjatë bisedës me ish-deputeten Orjola Pampuri, Qazimi tregon se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura ka kushtuar rreth 5 mijë euro, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s’ka marrë asnjë ndihmë.

Biseda e plotë e ish-deputetes Orjola Pampuri me qytetarin Qazim Noka
Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.
Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?
Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.
Oriola Pampuri: Sa? Pesë?
Hazbie Noka: 5 milionë lekë.
Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?
Qazim Noka: Për Zotin borxh.
Oriola Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?
Qazim Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.
Oriola Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80…
Qazim Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital…
Oriola Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?
Qazim Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.
Oriola Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.
Qazim Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.
Oriola Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?
Hazbie Noka: Ku t’i marrim?!
Qazim Noka: Absolutisht, absolutisht!
Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.
Qazim Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?
Oriola Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.
Qazim Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia. Ju f
Oriola Pampuri: Shyqyr që jeni mirë1!
Qazim Noka: Ju falënderoj shumë!
Oriola Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.
Qazim Noka: Faleminderit shumë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb