URA VAJGURORE – Xhevdet dhe Venetike Saliaj, çifti nga fshati Bistrovicë në bashkinë e Urës-Vajgurore, jeton në skamje të vërtetë. Ata banojnë në një shtëpi që rrezikon të shembet nga çasti në çast.

Erozioni dhe rrëshqitjet e tokës gjatë 2 viteve të fundit e kanë lëvizur shtëpinë nga vendi, duke bërë që trarët e saj të shkëputen në pjesë të ndryshme të tavanit. Tavani i rrëzuar, çatia e shembur që fut në ditët me shi ujin brenda banesës dhe plasaritjet e mureve mbajtës, e kanë shndërruar në një rrezik serioz për jetën qëndrimin e dy të moshuarve në këtë vend.

Sikur të mos mjaftonte kjo, çifti Saliaj nuk ka asnjë të ardhur për të mbajtur shpirtin gjallë. Ata çdo ditë ngrenë sytë nga qielli me shpresën që të afërmit apo komshinjtë t’i sjellin pak bukë.

Xhevdeti dhe Venetikja e mbajnë frymën gjallë duke mbledhur hidhs, lule, mullagë, sherebel, gjethe ferre e lulëkuqe, të cilat pasi i thajnë i shesin në qytet për ty përdorur më pas si bimë medicinale.

“Pas gjithë këtij mundimi” – thotë Venetike Saliaj- “nga shitja ata marrin vetëm 5 000 lekë (të vjetra) me të cilat blejnë bukë, ndërkohë që tokat i kanë lënë djerrë, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike t’i mbjellin e t’i punojnë.
“Ushqimi ynë i përditshëm është buka me dhallë ose ullinj dhe lakrat”- shprehet e moshuara.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Xhevdeti bëjnë apel për ndihmë në “News 24”, me shpresën që zëri i tyre të dëgjohet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb