Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, po shqyrtojnë mundësinë për të ndërtuar një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon, ndërtesë për presidentët francezë në Costa Azzura.


E vendosur në komunën e Bormes-les-Mimosas, në departamentin Var, kjo kështjellë e shekullit XVII, e ndërtuar mbi një shkëmb me pamje nga Mesdheu, ka një plazh të vogël për përdorim privat të presidentëve që nga viti 1968.


I vetmi problem është se nuk është e mbrojtur nga paparacët.


Në vitin 2012, ish-presidenti Francois Hollande, i pagoi këto pasoja, pasi u fotografua me kostum banjoje, nën shoqërinë e ish-partneres, Valerie Trierweiler.

Megjithatë projekti duhet të marrë miratimin nga institucionet që mbrojnë trashëgiminë franceze.

”Kostoja do të jetë e arsyeshme”, thotë Elizeja për të ulur tonin e polemikave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: