Nga 17 raste gjithsej në të gjithë vendin përgjatë këtyre 24 orëve të fundit, 2 persona me koronavirus kanë rezultuar nga Fieri. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh rreth 60 vjeç, që banojnë në lagjen “Liri”.

Mësohet se dy djemtë e çiftit i janë nënshtruar tamponit, por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Rastet e reja mendohet se mund të jenë kontakte të farmacistit, pasi banojnë në pallatin përballë tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: