KANADA – Karl Fink dhe Sandi Beug, janë të lumtur në jetën e tyre bashkëshortore, por atyre nuk u pëlqen rutina.. Prandaj ky çifti kanadez, nga Las Vegasi deri Ishujt Faroe, në 12 vende të ndryshme të botës është martuar 12 herë, por ata nuk do të ndalen me kaq.
Karl (65) dhe Sandi (55) kanë vendosur që çdo vit në një vend tjetër të kryejnë ceremoninë e kurorëzimit. Këtë e kanë bërë 12 herë nga viti 2004 kur janë kurorëzuar për herë të pare.
Dasmën e parë e kishin organizuar në tri shtete, në Afrikën e Jugut-prej nga është prejardhja e Sendy, në Gjermani-vendlindjen e Karlit dhe në Regina, qytetin kandaez ku ata jetojnë.
“Ishte një përvojë fantastike kulturore”, thotë Sandi. Kurorëzimi ynë i 13-të sipas të gjitha gjasava do tëzhvillohet në Mongoli”, ka paralajmëruar Karl.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb