TURQI – Demet dhe Seçkin Ozdemir janë dy prej aktorëve turq më të dashur për publikun, të cilët njihen dhe kanë fansa të shumtë edhe në Shqipëri. Demet njihet për rolin e Lale-s në serialin “Dhoma 306”, ndërsa Seçkin për rolin e Iljazit te “Shamikuqja”.

Ata e kanë bërë publike lidhjen prej disa muajsh dhe kohët e fundit kishin filluar të bashkëjetonin. Po ashtu, në mediat rozë qarkullonin lajme se vitin e ardhshëm ata do të fejoheshin.

 640 0 5ba778fc8bf4e

Por, me sa duket, gjërat nuk paskan shkuar edhe aq mirë. Mediat turke shkruajnë se Demet dhe Seçkin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur së bashku.

Demet Ozdemir dhe Can Yaman

 640 0 5ba778fe93f67

Madje, në mediat turke thuhet se shkaktar për këtë ndarje është xhelozia që Seçkin ka pasur për aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman, me të cilin Demet interpreton në një serial të ri. Ende nuk dihet nëse kjo ndarje është përfundimtare apo bëhet fjalë thjesht për një krizë në çift.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb