Sokol Cikalleshi ka debutuar sot me ekipin e tij të ri në Turqi, Osmanllëspor. Skuadra e sulmuesit shqiptar u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Super Ligës turke.

Cikalleshi e nisi takimin nga stoli i rezervave dhe u aktivizua vetëm në fillim të pjesës së dytë, pa arritur të ndihmojë Osmanllësporin që të shmangë humbjen.

Ndërkohë në Rusi, Akhmat Grozni i tre futbollistëve shqiptarë mori një barazim 1-1 në shtëpi përballë Lokomotivës së Moskës. Vetëm Bernard Berisha e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të, ndërsa Odise Roshi e ndoqi të gjithë takimin nga stoli. Mesfushorit fierak nuk i siguruan minuta në kampionatin rus as dy golat e shënuar në dy ndeshje me kombëtaren shqiptare. Ndërkohë Bekim Balaj vazhdon të jetë i dëmtuar./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: