Sokol Cikalleshi ka rezultuar vendimtar për ekipin e tij Isanbul Basaksehir në sfidën e sotme të luajtur në transfertë ndaj Koniasporit të Alban Mehës.Cikalleshi Sulmuesi kuqezi i futur si zëvendësues në fundin e ndeshjes ka shënuar duke barazuar rezultatin duke i dhënë një pikë me vlerë ekipit të tij. Takimi i vlefshëm për javën e 26-të të superligës turke u mbyll në shifrat 1-1.

Meha ka luajtur si titullar për 90 minuta, ndërsa Cikalleshi është futur në lojë në minutën e 62-të kur ekipi i tij ishtë në disavantazh dhe në minutën e 89-të ka shënuar një supergol duke barazuar rezultatin.

Me barazimin e arritur sot, Isanbuli nuk lejon Koniasporin të shkëputet dhe ruan distancën me 6 pikë pasi ekipi i Mehës ndodhet në vendin e tretë me 47, ndërsa Basaksehiri mban vendin e katërt me 41 pikë./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: