Sokol Cikalleshi ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra turke Istanbul Basaksehir, ku do të aktivizohet për tri sezonet e ardhshme. Vetëm tri ditë pas miqësores me Francën në “Elbasan Arena”, sulmuesi kuqezi udhëtoi drejt Stambollit për të mbyllur gjithçka me skuadrën e tij të re, që u tregua e gatshme për të paguar rreth 1.8 milionë euro për kartonin e tij. Sipas mediave turke, Cikalleshi ka kryer kontrolle të imta, pasi skuadra turke dëshiron të evitojë çdo të papritur, që mund të rrezikojë një investim kaq të madh.

Për të fituar vendin e titullarit në skuadër, Cikalleshi duhet të mposhtë konkurrencën e Senturkut, ish-lojtarit të Fenerbahçes dhe të francezit Perbet, që në të kaluarën ka luajtur me Vilarealin. Flitet se me Istanbul Basaksehir, Cikalleshi do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: