Kombëtarja shqiptare do të sfidojë të dielën Izraelin me synimin kryesor për të larguar periudhën negative që ka pushtuar kuqezinjtë, sidomos pas humbjes befasuese në takimin miqësor kundër Luksemburgut.

Sokol Cikalleshi në konferecën e radhës për shtyp pranon momentin jo të mirë të përfaqësueses, megjithatë thekson se kundër Izraelit është mundësia më e mirë për t’u rikthyer në ritmet e Europianit, shkruan tg.

Ndërkohë Armando Sadiku pranon se për të personalisht është një zgjidhje më e mirë skema me dy sulmues e cila nuk aplikohet nga De Biasi, teksa pret një fitoren në duelin e së dielës.

Kombëtarja shqiptare aktualisht mban vendin e 4-ët në grupin B me 3 pikë më pas se pozicioni numër 3 që mbahet pikërisht nga Izraeli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: