Ndryshe nga herët e fundit, kur përkrah trajnerit të Kombëtares ka qenë kapiteni Etrit Berisha, kësaj here përkrah tij ishte Sokol Cikalleshi. Sulmuesi kavajas foli për sfidën me Anglinë dhe formën që po kalon momentalisht.

”Ndeshja e nesërme do të jetë një nga ndeshjet më të vështira që kemi pasur kohët e fundit. Duhet me patjetër që të përsërisim shpirtin e garës, disiplinën taktike në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj se kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat nesër.

Për sa i përket Covid-it, jam rikthyer më i fortë këtë e kam treguar dhe në dy ndeshjet e fundit që kam luajtur me ekipin. Si sulmues shpresoj të gjej rrugën e rrjetës, përballë do të kem mbrojtësit më të mirë në botë por ky është futbollit dhe uroj të shënoj ekipi në fillim, ndërsa goli që do të shënoj shpresoj të ketë vlerë kjo është pozitive dhe na ndihmon neve të arrijmë atë çka duam.

Në Wembley do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur, mund ta them dhe në aspektin personal. Është ndeshjet nga më të vështira, por situata e tifozëve besoj që nuk ndikon. Pse jo të jetë një ogur i mirë, pasi në tifozëri kaq të zjarrtë të sjellim më të mirën në fushë.

Në fakt në çdo vend që kemi luajtur në transfertë, tifozët nuk kanë munguar. Mund të kujtojmë shumë stadiume ku kanë qenë të pranishëm. Janë shtysë për ne, e dimë që do të kemi mbështetjen e tyre duke qenë bashkë mund të arrijmë gjëra të bukra e të mira, do të jetë shtysë për ne nesër dhe uroj që në fund tre ndeshjet të dalin të kënaqur nga rezultati osë nga shpirti i skuadrës në fushën e lojës.

Ne e dimë se çfarë lloj lojtarësh ka Anglia dhe çfarë cilësisht kanë, ne e dimë që Anglia erdhi dhe fitoi në Shqipëri, por ky është futbolli dhe sidomos në ditët e sotme nuk varet vetëm nga cilësia, por edhe nëse ke shpirtin për të dhënë gjithçka në fushë, nëse ke agresivitetin në fushë. Mendoj se cilësia nuk mund të fitojë çdo herë. Kjo është ajo që dua nga vetja dhe ekipi, por nesër duhet të jemi taktikisht të disiplinuar dhe të tregojmë gjakun shqiptar në fushë”, – u shpreh Cikalleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb