Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi foli për mikrofonin e “RTSH” pas humbjes minimale ndaj Islandës në transfertë ku u shpreh se pavarësisht disfatës, është i lumtur që është rikthyer në Kombëtare, ndërsa vlerëson skemën me dy sulmues

Si tu duk rikthimi në Kombëtare?
Na ka mërzitur disi rezultati. Me lojën që zhvilluam, mund të arrin diçka më mirë. Për mua të kthehem në Kombëtare, është një nder. Mendoj që me skemën e re e ndihmuan ekipin shumë mirë. Na vjen keq që nuk arritëm të shënonim. Jemi të pezmatuar nga rezultati.

Mos harxhove më shumë energji në fazën difensive?
E kisha detyrë që të kthehesha në zonë, kur kundërshtarët hidhni autet. Në pjesën e parë harxhuam energji dhe kërkuam me ngulm që të shënonim. Nuk e di a ishte penallti ajo që pretenduam. Në pjesën e dytë, nuk e gjetë forcën e duhur për të dalë në sulm. Në pjesën e parë kishim erën në favor, ndërsa në të dytën e kishim kundër. Goli i pësuar në uli moralin. Nuk dorëzohemi! Me trajnerin e ri dhe skemën e përdorur, treguam se mund të luanim me 2 sulmuesë. Me vjen keq për rezultatin. Me Moldavinë do të jetë një ndeshje ndryshe. Islanda ishte shumë e fortë fizikisht. Mendoj që i bëmë ballë shumë mirë. Nuk pësuam gol nga goditja standarte që ata janë shumë të fortë. Me Moldavinë duhet të arrijmë rezultat pozitiv. Do jetë një ndeshje e vështirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb