Sokol Cikalleshi e ka bërë sot sefte golin e tij të parë me skuadrën e re të Akhisar Beledijespor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u rikthye si titullar në ndeshjen në shtëpi ndaj Trabzonsporit, e vlefshme për javën e 24-t të Super Ligës turke, pas dëmtimit që pësoi para 2 javësh në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj ish-skuadrës së tij Bashakshehir.

Çikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11 me një goditje me kokë, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi para pak minutash me avantazhin minimal të Akhisarit.

Sulmuesi kavajas e pati të vështirë për të gjetur hapësira te Bashakshehir këtë sezon kështu që në merkaton e janarit zgjodhi të ndryshojë destinacion, por jo kampionat, duke u transferuar te Akhisar Beledijespor. Gjithsesi, ky gol është një ogur i mirë para listës që do të shpallë De Biazi me lojtarët e grumbulluar për sfidën me Italinë.

Ndërkohë që ky gol është përjetuar shumë edhe nga komentatori i ndeshjes i cili nuk është përmbajtur dot pas këtij realizimi të bukur nga Cikalleshi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: