Superliga Turke vitet e fundit po merr më shumë vëmendje pasi presidentët e mjaft ekipeve po investojnë fuqishëm në afrimin e lojtarëve me emër në futbollin europian dhe botëror. Mjaft futbollistëve kualitativ, si Eto Dhe Podolski në kampionatin turk, iu është bashkangjitur edhe kavajasi Sokol Cikalleshi, sulmuesi i kombëtares Shqiptare.

Ndonëse emra të mëdhenj dhe futbollistë shumë të vlerësuar ndër vite, kaq nuk mjafton për të qenë “snajperi” i Superligës sipas mediave turke.

Në klasifikim sipas tyre, kriter ka qenë efektshmëria e sulmuesve përpara portës kundërshtare. Numri i golave të realizuar është krahasuar në raport me minutazhin që lojtarët kanë qenë në fushën e lojës gjatë dy viteve të fundit në kampionatin turk. Sokol Cikalleshi renditet në dhjetëshen e parë të listës së lojtarëve më efektivë.

Renditja
Ndonëse me vetëm gjashtë gola të shënuar, Sokol Cikalleshi është më produktiv sesa emra si Samuel Eto dhe Lukas Podolski. Kjo, për vetë minutazhin e paktë që kanë zhvilluar këta dy të fundit, në krahasim me sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Krahasimi i sulmuesve është bërë për sezonin e shkuar dhe për atë 2016-’17, deri në momentin aktual.

Janë marrë në konsideratë minutat e zhvilluara në kampionatin turk dhe golat e shënuar, për të nxjerrë efektivitetin e çdo sulmuesi në lidhje me minutazhin mesatar që i është dashur secilit për të realizuar një gol. Cikalleshi renditet i nënti sipas kësaj liste, duke lënë pas vetes sulmuesin kamerunas të Antaliasporit dhe gjermanin e Gallatasarajit, raporton panorama sport.
Statistikat-Cikalleshi1-490x606
Statistikat
Shqiptari ka realizuar vetëm gjashtë gola në kampionat për këto dy sezone, mirëpo minutazhi që ai ka qenë në fushën e lojës është i pakët dhe raporti i minutave për një gol është më i ulët sesa ai i Etosë dhe Podolskit, ndonëse i pari ka realizuar 28 gola dhe i dyti 16.

Sulmuesi kamerunas ka zhvilluar 4035 minuta në kampionat gjatë kësaj periudhe, Podolski 3244, ndërkohë që Cikalleshi ka luajtur vetëm 1057 minuta në kampionat.
Lojtari më efektiv në këtë krahasim ka dalë Jusuf Jazici me katër gola të shënuar në vetëm 624 minuta që është aktivizuar me Trabzonsporin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb