Pas 6 vitesh në krye të Brazilit, 2 Botërore, cikli i Tites mbyllet me zhgënjim. Menjëherë pas eliminimit të bujshëm përballë Kroacisë, trajneri njoftoi largimin e tij, në fakt e kishte konfirmuar edhe më herët se ky do të ishte Botërori i tij i fundit pavarësisht se si do të përfundonte:
“Kjo ishte një zgjedhje e bërë 1 vit e gjysmë më parë, është fundi i një cikli”, theksoi Tite. Në Brazil kanë nisur menjëherë sondazhet për pasuesin e tij të mundshëm, ku ëndrra më e madhe mbetet një dhe e vetme, Pep Guardiola.

Ky duket një mision thuajse i pamundur, pasi Guardiola sapo rinovoj me Man.City deri në 2025. 5 herë kampionët e botës kanë tentuar edhe më herët të joshin mjeshtrin spanjoll, por Guardiola është i destinuar të mbetet një ëndërr, në një kohë kur vijon të drejtoj me sukses Man.City. Emrat e tjerë që qarkullojnë në media janë edhe Abel Ferriera, Jorge Jesus, apo Jorge Sampaoli e shumë të tjerë.
(BalkanWeb)