TIRANE-Cikloni “Anton” (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pritet që të përfshijë pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit gjatë ditës së sotme.

Nga pamjet e fundit satelitore dhe hartat sinoptike, cikloni në fjalë ka filluar të mbledhë energji mbi detin Tiren dhe në pjesë veriore e qendrore të Italisë, ndërsa pritet të sjellë reshje shiu e bore në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi.

Gjatë ditës së sotme cikloni do të vazhdojë të fuqizohet, ndërsa pritet të ketë reshje të dendura në pjesën më të madhe të këtyre vendeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb