Numri i të vdekurve nga cikloni ‘Gabriel’, i cili goditi Zelandën e Re të dielën e kaluar, ka shkuar në 11. Ky fakt bëhet i ditur nga autoritetet sot, ndërsa është rritur dhe frika se numri i të vdekurve mund të shtohet pasi mijëra njerëz rezultojnë të zhdukur, pas motit ekstrem që goditi Ishullin e Veriut.

Policia ka njoftuar se dy persona të tjerë janë gjetur të vdekur në zonën e Hawke’s Bay. Më shumë se 5,600 njerëz nuk kanë qenë në kontakt me të afërmit apo miqtë fill pasi cikloni goditi vendin. Policia beson se shumica e tyre thjesht nuk kanë akses në rrjetet e komunikimit. Pothuajse 62,000 familje mbeten pa energji elektrike. Nga këto rreth 40,000 janë në Gjirin e Hawke, i cili ka një popullsi prej 170,000 banorësh.
Helikopterët hodhën furnizime të shtunën për komunitetet e izoluara në Ishullin e Veriut.

Ndërkohë, kryeministri Chris Hipkins siguroi se operacioni për gjetjen e personave të zhdukur dhe për lehtësimin e të prekurve vazhdon ditë e natë. Në të njëjtën kohë, policia është mobilizuar për të parandaluar grabitjet. “Ne nuk do të tolerojmë fenomene të tilla”, siguroi inspektorja Janet Park.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb