Operacioni për të liruar tre personat që ishin ngjitur në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm në Almyros të Volos, pati një fund të lumtur. Me bashkëpunimin e EMAK dhe ushtrisë, zjarrfikësit arritën t’i afroheshin tre punëtorëve dhe t’i nxirrte nga pemët që kishin gjetur strehim.
Operacioni filloi dje në orën 4 pasdite, me ekipet e shpëtimit duke rrezikuar veten e tyre për të kapërcyer tërbimin e natyrës.

Ky operacion për shpëtimin e 3 personave, një inxhinier nga Volos, një gjeometër-inxhinier nga Larisa dhe një nën-inxhinier nga zona e Almyros që punonin për ndërtimin e një rezervuari, zgjati më shumë se 10 orë.

Menjëherë pas shpëtimit ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore Almyros, ku u raportua se ishin në gjendje të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: