TIRANE- Kreu i ri i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat pohoi se çështje më madhore në këtë moment për vendin është stabiliteti politik dhe jo e ardhmja e koalicionit PS-LSI. Ai theksoi se së pari duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe më pas të mendohet për koalicionin.

“Asnjë rezultat i zgjedhjeve nuk ka asnjë rëndësi në momentin që flasim. Përpara kemi detyrën madhore, çfarë zgjedhje do zhvillojmë? A do jenë zgjedhje të lira? Në rast se si japim një përgjigje kësaj çështje, të gjithë të tjerat kanë rëndësi të kufizuar. Në sistemin demokratik që po mundohemi që të bëjmë, duke sakrifikuar dhe për të. Mund të jenë dhe të dhimbshme, por janë për të ardhmen e vendin. Kjo është një reformë; zgjedhje të gjithë pranuara, të pastra. Por ato që janë të kontestuar, nuk do prodhonin as stabilitet të vendit. Ndaj këtu rritet fokus dhe këtu duhet të përqendrohet fokusi, ndaj duhet të përdorim çdo mik, të huaj apo vendas, vetëm e vetëm për të shkuar tek një zgjidhje më të gjithë pranuar”, theksoi Vasili.

SA JETËGJATË DO TË JETË MANDATI I QEVERISË PA OPOZITËN
Kreu i LSI-së, Vasili theksoi se për këtë çështje nuk mund të bënte orakullin. Ai deklaroi se edhe qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mund të ketë mandate të ndryshme. “Unë nuk bëj orakullin e jetëgjatësisë së qeverisë, pasi ato mund të lindin nga zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të kenë jetëgjatësi të ndryshëm. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme prodhojnë legjitimitet. Në të kundërt sdo kishim”, tha ai.

QËNDRIMI I LSI PËR ‘QEVERINË TEKNIKE’
Vasili tha se LSI ka vënë gjithçka në dispozicion për zgjidhjen e krizës. “LSI qëndron shumë qarët. Me mirëkuptimin tuaj po e rimarr pozicionin e LSI. Një nga propozimet tona ishte dhe ai që i dërguam Partive Popullore Evropiane ishin që të propozonin zgjedhje të lira. Kemi vënë dhe do vëmë në dispozicion gjithçka kemi në dorë. Asnjë pozicion tjetër s’kemi. Se kemi të lidhur vendin me fatin tonë qeverisës”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: