E ashpër ka qenë deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një tradhtar që ka cënuar sigurinë e vendit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë një seancë normale nëse kryeministrit nuk paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari.

“Është një aferë që nuk flet vetëm Shqipëria por e gjithë bota. në vendet e të gjithë botës ka tradhtar. Por në Shqipëri ka një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtar. Një tradhtar i cili na ka vënën në rrezik stabilitetin tonë dhe  një tradhtar që korruptoi dhe dha paratë që vjedh nga shqiptarët për të goditur opozitën e këtij vendi, për të bërë biznes me rusët. Ky e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegimet.

Cila është kjo flamë që  e bën të pi kafe në zyrë dhe nuk vjen të japë llogari në Parlament. Emrin e Shqipërisë e ka baltosur në mënyrën më të turpshme. Tradhtarin e korruptuar na e sillni këtu . Le të vijë Edi Rama këtu sepse ndryshe seancë normale nuk mund të ketë”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb