Kryetari i PD Lulzim Basha në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur në lidhje me aksionet që pritet të bëjë opozita e bashkuar për kauzën e Teatrit Koimbëtar.

I pyetur nga gazetari i News 24 Osman Stafa se cilat do jenë hapat e radhës së opozitës, Basha tha se protestat janë zëri i qytetarëve që duan ndryshim, kurse shtoi se protesta është fillimi i fundit të tiranisë së Ramës.

“PD do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe kudo për të qenë në krah të qytetarëve, te protestat. Partia Demokratike do të jetë do jetë në krah të artistëve. Sic e patë sot, shpresa e Edi Ramës se me dhunë do të shuajë zërat e njerëzve të lirë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim ka marrë fund.

Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i kulturës dhe guximit të shqiptarëve, por fillimi i fundit të tiranisë që Rama ka luajtur me qytetarët e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur që bashkë me Aleancën e Teatrit për të rindërtuar TK dhe për të dërguar në burg të gjithë ata që morën pjesë në këtë akt makabër. Sot nisi një ditë e re shprese”, tha Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb