Greg Creed , shefi i kompanisë “Taco Bell” ka thënë se makinat mund të zëvendësojnë punëtorët njerëzorë në 10 vitet e ardhshme. “Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë në vitin e ardhshëm apo një vit pas tij, por unë besoj se kjo me shumë mundësi mund të ndodhë nga mesi i viteve të 20, ku ne do të shohim fillimin e ndryshimeve dramatike në atë se si makineritë drejtojnë botën”, ka thënë Greg Creed, shefi i “Yum Brands” për CNBC.
“Yum Brand” ka në pronësi disa nga kompanitë e ushqimeve të shpejta përfshirë, KFC, “Taco Bell” dhe “Pizza Hut”.
Industria e ushqimit të shpejtë ‘fast-food’, tashmë janë duke përdorur teknologji që plotësojnë apo zëvendësojnë punëtorët njerëz, duke përdorur aplikacione të tabletëve e smartfonëve, të cilët i lejojnë konsumatorët që të porosisin ushqimin e tyre pa pasur nevojë të ndërmjetësojnë punëtorët. Por robotët dhe kompjuterët e ‘mençur’ nuk janë duke kërcënuar vetëm punën e punëtorëve te ushqimet e shpejta. Ata mund të zëvendësojnë gjysmën e fuqisë punëtore në SHBA brenda dekadës së ardhshme apo tjetrës pas saj, sipas një studimi të Universitetit të Oxford. Studimi ka identifikuar më shumë se 700 profesione që janë në rrezik nga automatizimi kompjuterik.
Këto janë punët me më së shumti rrezik, sipas studimit:
1.Agjentët e kredisë
2.Recepsionistet dhe nëpunësit informativë
3.Ndihmësit ligjorë
4.Shitësit me pakicë
5.Shoferët e taksive
6.Rojet e sigurisë
7.Kuzhinierët – fast food
8.Banakieret
9.Këshilltarët financiarë personalë
10.Reporterët dhe korrespodentët
11.Muzikantët dhe këngëtarët
12.Avokatët
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: