TIRANE

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, pak javë më parë konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga blogerja Afrona Dika. Çifti i kanë dhënë fund lidhjes pas tre vitesh martesë, ndërkohë që arsyet theksoi se janë tërësisht personale.

I njëjti së fundmi është pyetur nga Prive se cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo të dytën. Kjo pasi artisti ka qenë i martuar vite më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë dhe që u ndanë pas pak vitesh.

“Janë të ndryshme”, ka qenë përgjigja e Bleros duke mos dhënë më shumë detaje për publikun.Ai tha se momentalisht është beqar dhe se po e shijon jetën, por është i hapur për mundësi të reja.

Nga ana tjetër, ai po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me projekte muzikore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: