Dikur, cilësohej si një nga femrat më të bukura të Bllokut. E kemi fjalën për mbesën e ish-diktatorit Hoxha, Valbonën. Ajo shfaqej shpesh me mamanë e saj në ato vite Liljanën, dhe binte në sy për trupin e tonifikuar dhe bukurinë e saj.

  • foto galeri

Prej vitesh, Valbona ka preferuar të jetë larg syrit mediatik. Ajo aktualisht ndodhet në Vjenë dhe ushtron profesionin si mjeke psikoterapiste. Valbona, është dhe nënë e dy fëmijëve. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet e ulur dhe tregon tiparet e theksuara të fytyrës. Vlen të përmendet që ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën, Liljanën dhe duhet pranuar se duket sikur koha ka mbetur në vend për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb