TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbledhin grupet parlamentare për të vendosur mbi qëndrimin e tyre si opozitë.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja e grupit parlamentar të PD-së nis në 12:00, ndërsa pas kësaj mbledhjeje kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë një takim me aleatët.

Ndërkohë që edhe në selinë e LSI-së do të zhvillohet paralelisht mbledhja e grupit që do të drejtohet nga kreu i tij, Petrit Vasili.

Mbledhjet vijnë pas protestës së të shtunës dhe përveç situatës aktuale do të vendoset se si do të vijohet aksioni opozitar dhe qëndrimet e opozitës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb