Zbardhet shkresa e Policisë së Shtetit, drejtuar Partisë Demokratike, duke refuzuar kështu kërkesën e kësaj partie për të mbajtur një protestë më 6 dhjetor.

Në këtë datë në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderë europianë. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb shkresën zyrtare që mban datën 24 nëntor, të firmosur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, drejtuar përfaqësuesit të PD-së, Ervin Minarollit, argumentohen arsyet e mospranimit të kërkesës së kësaj partie për të mbajtur tubimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në orën 12:00 deri në 16:00.

Sipas policisë, tubimi në fjalë në perimetrin e sigurisë të vendosur në kuadër të masave për mbarëvajtjen e rendit për shkak të samitit, do të cënonte sigurinë kombëtare. Mes të tjerash policia i sugjeron PD-së që të mbajë tubimin në një vend tjetër alternativ, jashtë këtij perimetri të sigurisë të caktuar. Kujtojmë se shkresa e PD-së për të marrë leje pranë policisë për të vijuar me protestën, ishte bërë më 22 nëntor.

Tashmë ngelet për t’u parë se cili do të jetë fati i protestës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb