Këtë të hënë në orën 17:00 PD do të mbledhja e grupit parlamentar të PD, Kryesisë dhe Kolegjit.

Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb, se kreu i PD mbledh  grupin parlamentar, Kryesinë dhe Kolegjin  e Kryetarëve, ndërkohë tashmë shumica e deputeteve i kanë kërkuar kreut të PD , Lulzim Basha dorëheqjen.

Ndërkohë priten vendime të rëndësishme nga kjo mbledhje.

Gjithashtu në këtë mbledhje pritet të dëgjohet edhe opinion i anëtarëve dhe priten vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e PD dhe bashkimin e saj.

Ndërsa pritet që Basha t’i japë përgjigje kërkesave dhe të mësohet se cili do të jetë hapi i radhës i tij, ndërsa më herët ka theksuar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb