Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 foli për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Braimllari tha se kandidatët e opozitës janë më të mirë se të mazhorancës, teksa shtoi se përballë tyre është kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka asnjë model qeverisës.

“Kandidaturat janë më të mira se të Ramës. Boçi është i jashtëzakonshëm në Elbasan përballë një kukulle atje. Këlliçi është më i mirë se Veliaj. Cara është shumë herë më i mirë se personazhi do të jetë përballë tij. Kandidatët tanë nuk janë të kapur nga bandat siç i ka Rama.

Nuk ka model qeverisës që Rama të paraqesë në fushatë. Nuk mund të jetë Tirana si model. Kemi rastin e inceneratorëve, ku duhet të ishte para SPAK-t. Kemi taksa të larta dhe kostot më të larta të jetesës.

Ku i investon Veliaj taksat e shqiptarëve? 55% për paga dhe pjesën tjetër me idenë e investimeve publike. Të 55% i parë shkojnë për imazhin e krimit të imazhit të Veliaj dhe militantët që mban për të bërë share e like në Facebook. Pjesa tjetër shkon në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij.

PL prezantoi dje programin për familjen, i cili është shumë konkret, për dhënien e kredive e çifteve të reja. Cili është modeli i Ramës? Lefter Alla? Me atë të Shkodrës që dha dorëheqjen për trafik droge.”, tha Braimllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb