Etiketimet si ”Vintage” ose ”Retro” mund të duken sinonime, por në realitet ato kanë një kuptim të ndryshëm dhe të mirëpërcaktuar, shkruan focus.it.

”Vintage”

”Vintage” rrjedh nga fjala e vjetër franceze ”vendenge” e cila tregon verërat prestigjioze të cilësisë së mirë. Dhe ne fakt me atributin ”Vintage” tregojme objekte qe jane te pakten 20 vjecare dhe jane bere kulte me kalimin e kohes sepse prodhohen me materiale të cilesisë së lartë (si verërat e mira).

Ato mund të jenë veshje vintage, aksesorë, bizhu, mobilje, disqe, kitara, kompjuterë, video lojëra; por edhe biçikleta, makina (Fiat 500, Renault 4), motoçikleta (Vespa, Lambretta) përgjithësisht të prodhuara midis viteve 1920 dhe 1980.

”Retro”

Termi ”Retro”, nga ana tjetër, i bën homazh një epoke të caktuar me elementë të krijuar së fundmi: një karrige, një fustan, një aksesor i prodhuar sot që i referohet një periudhe të caktuar kulti në histori.

Kjo është arsyeja pse një objekt i ri, edhe nëse kujton të kaluarën, nuk do të përkufizohet kurrë si ”Vintage”, por ”Retro”. /

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb