Spanja bie keq në Skoci, pëson një humbje të rëndë 2-0 që shqetëson jo pak ambientin iberik, Pas fitores 3-0 në sfidën e parë kundër Norvegjisë, “furitë e kuqe” marrin një leksion të pastër, Skocia dominoi në lojë dhe rezultat.

Scott McTominay, mesfushori i Man.United, ishte njeriu i ndeshjes, autor i një dopiete.

Scott
Scott

Skocezët kaluan në avantazh që në minutën e 7-të ku McTominay me të majtën mposhti portierin Kepa. Spanjollët reaguan me Joselu, por goditja e sulmuesit u stampua në traversë. Historia u përsërit edhe me fillimin e pjesës së dytë, ku sërish McTominay dërgoi topin në rrjetë duke hipotekuar këtë fitore të Skocisë që i jep kreun e Grupit A me 6 pikë në 2 ndeshje.

Marca
Marca

Në Spanjë, mediat shqetësohen jo pak për këtë paraqitje të dobët, Marca shtron pyetjet: Cili është plani? Në sfidën tjetër të këtij grupi, Gjeorgjia dhe Norvegjia ndanë pikët pas barazimit 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: