TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar certifikatën e vdekjes së një prej komisionerëve për të cilin SPAK-u nxori urdhër arresti.

Vasili i drejton 5 pyetje SPAK-ut, teksa i kërkon arsyet e gënjeshtrës se dy komisionerët e vdekur nuk ishin çregjistruar.

Ai shkruan se ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti.

POSTIMI I PLOTË
5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur??
SPAK gënjeu e tha:
“Hetimet janë sekrete dhe ne bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.
1. Pse gënjeu kaq trashë SPAK-u?
2. A është vërtetë kaq jo profesional SPAK-u?
3. Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?
4. A është i njëjti SPAK që nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputetë, Drejtorë policie sa një mal?
5. Po tek dosja 339 kush ia mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtorë që ktheheshin në zgjatim të kriminelëve për vota??
Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit etj janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut.
Ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëfortë!
Këto 5 pyetje presin përgjigje.
P.S. Megjithatë shiheni foton e çregjistrimit të komisionerit të vdekur përballë deklaratës së gënjeshtërt të SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: