Në një rrëfim prekës në emisionin Kjo javë në News 24, botuesi Bujar Hudhri foli për amanetin e fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Sipas tij, Kadare kishte në zemër progresin e popullit shqiptar, dashurinë për gjuhën shqipe dhe një shqetësim të vazhdueshëm për fatet e kombit.

Këto ndjenja janë mishëruar në veprën “Mosmarrëveshja”, që Hudhri e cilëson si një udhërrëfyes për politikën e jashtme shqiptare. Ai tha se Kadare e deshi atdheun deri në fund dhe ia la si amanet brezave të ardhshëm.

Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare: Amaneti i tij ishte progresi i popullit shqiptar, dashuria për gjuhën shqipe, shqetësimi i madh për kombin shqiptar, që e ka tek “Mosmarrëveshja”. Ky libër mund të ishte material për Ministrinë e Jashtme sesi duhet të mendohet për Shqipërinë përballë botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb