Arjan Vasjari ka qenë kritik në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla në Neës 24 lidhur me marrëveshjen e ‘Zgjedhores’ dhe atë se çfarë bëri mazhoranca në 2019.

Analisti i thotë deputetit të PS, Ervin Bushatit se cili vend i BE do të bënte ‘broçkullat’ që bëri mazhoranca në zgjedhjet e 30 qershorit, duke shkelur standartet e Kopenhagenit dhe duke u futur vetëm në to.

Po ashtu ai shtoi se marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ nuk sjell paqe të vërtetë, por është lloji i paqes që vjen sa për të armatosur dy palët për të hapur luftën tjetër.

PJESA NGA DEBATI NË EMISIONIN ‘REAL STORY’

Ervin Bushati: Opozita doli gjatë shkretëtira e gjatë e konfliktualitetit, Apo hyri në shkretëtirë se ishte konfuze, kjo i përket opozitës. Keni qenë konfuzë prandaj i hyri konfliktualitetit. Kaq keq por BE dhe SHBA po e fut në familjen e saj. Ose është dhe ana tjetër që ndoshta nuk jemi dhe kaq keq. Si mundet që BE të na futë në familjen e saj si në logjikën tuaj. Dilni nga ky rrethim si në kohën e Enverit.

Oerd Bylykbashi: Ke hyrë me kokë në llumin e krizës

Ervin Bushati: E patë që nuk çanit dot me atë mënyrë se Revolucioni i fundit ka qenë ai francezi. Ne jemi koherentë, të sigurtë dhe në zgjedhje shkojmë me këtë kryeministër. Kush është më keq bashkëpunimi apo marrëveshja. Mua më duket bashkëpunim dhe them që është bashkëpunim.

Arjan Vasjari: Ju nuk konvergoni në asnjë pikë dhe ne mos jemi skeptitë. Ajo s’ishte as marrëveshje as bashkëpunim.  Cila paqe? Kjo është ajo lloj paqe sa të armatosen palët për të hapur luftën tjetër.

Ervin Bushati: Jo, nuk ka luftë se jemi vend i NATO-s

Arjan Vasjari: Ata dolën nga sistemi dhe ju vajtët në zgjedhje, çfarë më thua për vend në NATO-s. Cili vend i BE bën këto broçkulla që bëni ju, që shkoni në zgjedhje vetëm, nuk plotësoni standartet e Kopenhagenit.

Arjan Vasjari: Për Dakon duhet të çonit mesazhin që distancohemi krejtësisht. Kështu mund të sillje besueshmëri. Demokracia është bashkëpërgjegjësi. Në shumicën e rastet e ka pushteti, por ju keni detyrimin ta bindnit të kthehej në lojë opozitën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb