TIRANE

Vetëm pak ditë më parë, Çiljeta humbi babain për shkak të infektimit me ‘Covid-19’. Lajmin e dha vetë këngëtarja duke ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Jashë Loje’ ku ka folur për dhimbje e saj dhe se si feja e ka ndihmuar ta pranojë më lehtë humbjen e babait. Këngëtarja ka zbuluar dhe se çfarë porosish i la atij para se të mbyllte sytë përgjithmonë.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shihja njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi Çiljeta.

Ajo shtoi gjithashtu se mikja e saj, Ingrid Gjoni i ka qëndruar pranë e madje ëndrrën që kishte parë me të dhe të atin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb