TIRANE

Në fillm të këtij muaji, Çiljeta Xhilaga humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes. Babai i këngëtares nuk e fitoi dot betejën me Covid-19 dhe ndërroi jetë një javë pasi ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e trishtë Xhilaga e ndau vetë në Instagram, ku krahas një fotoje të të atit shkruante se nuk i mjafton as një libër për të treguar se çfarë njeriu a qenë i ati, por të paktën para se të ikte arriti të bëhej gjysh.

Dhimbja është akoma e madhe dhe ditën e sotme Çiljeta zgjodhi të publikonte në Instagram një foto të vetes, krahas së cilës shkroi:
“Zot, më jep qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të dalluar ndryshimin mes tyre.”

Pak ditë pasi i ati kishte ndërruar jetë, këngëtarja kishte ditëlindjen, e në këtë ditë u surprizua nga partneri i saj, Alban Hoxha, i cili i personalizoi një yll në qiell me emrin e saj.

Çiljeta është nënë e një djali, Fernandos, që erdhi në jetë nga marrëdhënia e mëparshme e këngëtares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb