Performanca krah partnerit të saj Genar Topalli në “Dance Albania” është për Cindy Marinën një nga momentet më të bukura.

E ftuar te “Rudina” sot moderatorja simpatike atë natë e komentoi si një prej momenteve më të bukura të cilin e bëjnë special dy karakteristika të partnerit të saj.

“Ishte moment shumë i bukur realisht. Ai përveç faktit që nuk del në ekran, edhe nuk kërcen shumë kështu që ishte shumë bukur si moment dhe ai e shijoi shumë, kështu që ishte bukur.”

Duke u ndalur më tej te marrëdhënia që ka me partnerin, modelja tregoi për komunikimin midis tyre dhe aprovimin në vendime. Cindy u shpreh se Genari është një mbështetës shumë i madh i saj dhe gjithnjë e shtyn drejt gjërave të reja. I vetmi rast kur çifti ka ‘probleme’ mes tyre janë veshjet apo postimet, ku shpesh djemtë kanë një përgjigje ‘klasike’.

“Unë gjithmonë e pyes për çdo lloj vendimi të madh, por edhe për gjëra të vogla, për shembull për veshje dhe ai më thotë “unë s’marr vesh, nuk e di pse më pyet”. Por më pëlqen të marr një fjalë ose mendim sepse e vlerësoj shumë mendimin e atij dhe patjetër vendimet e mëdha i diskutojmë bashkë dhe opinioni dhe këshillat që më jep ai janë shumë të rëndësishme për mua, kështu që s’kam pasur ndonjëherë, ai është shumë mbështetës, është i pari që thotë provoje dhe gjithmonë e kam mbrapa si mbështetës kështu që jam shumë me fat dhe e falenderoj shumë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb