Përmes një postimi në facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me shpërblimet e pensionistëve për fundvit.

“Cinizëm dhe shpirtkazmëri ndaj pensionistëve!” shkruan Berisha ndërsa thekson se prej 6 vitesh pensionet janë rritur vetëm me 4% kurse po të shtohet inflacioni i 6 viteve çdo pensionist merr sot 12% më pak se sa merrte 6 vite më parë.

“Në një akt cinik ekstrem narkoqeveria jo vetëm nuk rriti pensionet, nuk kompensoi as rritjen e çmimieve pra inflacionin por përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit për ta ndërkohë për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri. Pashpirtësi!” – përfundon Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb