BURREL

Mbrëmë gjatë natës në burgun e Burrelit janë transferuar 7 nga të burgosurit që ishin në grevë urie. Kështu bëhet e ditur nga burime të sigurta nga Burgu i Burrelit. Megjithatë nuk dihet se në cilin burg janë dërguar të dënuarit.

Ndërkaq sot rreth orës 15:00 ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se ai ka takuar të burgosurit në të gjitha sektorët si ato me dënim të përjetshëm dhe ato me dënim nga 25 deri në 35 vite burg.

18 të dënuar në burgun e Burrelit u futën në grevë urie për shkak të kushteve të këqija me të cilat trajtoheshin po dhe të tjerë i janë bashkuar nismës.

Burgu i Burrelit është i mbopulluar, kapaciteti është 162 të burgosur, por ka më shumë se sa duhet.

Po kështu dhe Institucioni i Avokatit të Popullit bëri me dije se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni, ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e tij. Sipas AP-së të dënuarit hasen me kushte të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb