QIPRO- Kryeministri grek i sapo zgjedhur Alexis Cipras zhvilloi një takim me presidentin e Qipros Anastadis. Gjatë fjalës së tij kryeministri grek tha se me Qipron të jemi urë mes Evropës dhe Rusisë. “Greqia dhe Qiproja të bëhen urë paqeje midis BE e Rusisë”, tha Cipras.

Sipas kryeministrit grek vazhdimësia e tensionit nuk sjell asgjë të mirë.

Më tej Cipras tha se: “Asgjë e mirë nga transformimi i luftës në luftë ekonomike.
Zëvendësimi i trojkës, një zhvillim i pjekur dhe i domosdoshëm për BE”.

Ndërsa i pyetur për huamarrjen në Rusi, Cipras tha se ka zhvilluar bisedime me BE dhe se partnerët evropianë i kanë huazuar Greqisë.

“Për huamarrjen nuk ka asnjë mendim tjetër”, tha kryeministri i Greqisë.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: