Për më shumë se një dekadë, Spanja është personifikimi i futbollit të bukur dhe fitues, një përfaqësuese që ka fituar gjithçka në këto vite, Europian, Botëror, por periudha tranzitore nuk po mbaron aq sa po e kthen situatën në qesharake. Nuk mjafton as fakti që “furitë e kuqe” siguruan kualifikimi, pikërisht pas sfidës kundër Rumanisë, trajneri Moreno ka shpërthyer në lot duke u përshëndetur me lojtarët, kjo pritet të jetë sfida e i tij e fundit në krye të përfaqësueses spanjolle.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave iberike, presidenti i Federatës Spanjolle, ka vendosur të rikthej në kombëtare Luis Enrique. Ish trajneri i Barcelonës u largua në mënyrë të papritur pas problemeve familjare, ku i ndërroi jete vajza tij e vogël 9-vjeçare.

Enrike
Enrike

Enrique me sa duket e ka lënë pas këtë moment të vështirë dhe është i gatshëm të rikthehet në përfaqësuese. Me bekimin e presidentit Rubiales, Enrique pritet të drejtoj Spanjën në “Euro2020”, ndërsa riemërimi i tij zyrtar në bankinë pritet të bëhet në orët në vijim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: